Gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, çfarë ka bërë këtë herë Klodiana Shala?
Atletja e njohur, Klodiana Shala, është një nga ato personazhe që nuk harron kurrë të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe këtë e bën pa shumë zhurmë.
Gjatë periudhës që vendi ynë ishte në karantinë totale, Klodiana iu erdhi në ndihmë njerëzve në nevojë duke shpërndarë ushqime, por tregoi edhe mirënjohjen ndaj mjekëve duke i dërguar disa ëmbëlsira.
Megjithatë bamirësia e saj nuk mbaron me kaq. Së fundmi, ajo i ka ardhur në ndihmë një djali të ri të quajtur Aldo.
Edhe pse është gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë, Klodiana tregohet mjaft e rezervuar dhe e kujdesshme duke mos publikuar asgjë në rrjetet e saj sociale.