“Basketbollistët pëlqejnë të bëjnë seks me çorape”, sportistja e njohur flet pa “doreza”: Ja me çfarë kam dalë më së shumti

Sportistja e famshme e golfit, Paige Spiriniac zbulon se ka pasur një përvojë interesante në jetë e saj private, ku ka qenë në lidhje dashurie me shumë sportistë.

Në lidhje me këtë temë ajo ka folur për “One Round Paige Rene”, ku ka kujtuar disa prej ish-partnerëve, megjithëse jo me emra. Paige ka thënë në mes të tjerash se basketbollistët pëlqejnë të bëjnë seks me çorape, teksa sportistët e hokejt kanë dobësi të shumta në shtrat.

Një nga zhgënjimet e saj më të mëdha ishte një futbollist kolegji nga Universiteti i Arizonës. “Nuk e di nëse ka rëndësi, por unë isha e dashuruar me të sepse mendova se ishte personi më i mrekullueshëm në botë. Unë u dashurova në atë pikë sa bëhesha shoferi i saj. Por, më tradhtoi dhe më largoi nga shtëpia herët në mëngjes, më pas nuk jam interesuar për të”, e përshkruan Paige.

Sportistët e basketbollit, sipas Paiges, e kanë zakon të luajnë “Call of Duty”, teksa gënjejnë shumë. “Mendoj se nga të gjithë atletët, më së shumti kam dalë me sportistë që luajnë bejsboll”, shtoi ajo.

PANORAMASPORT.AL