Lojtari i parë me Koronavirus në futbollin shqiptar, del përgjigjja e testit të 3-të për lojtarin e Bylisit

Eridon Qardaku ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me Koronavirus në futbollin shqiptar, teksa kjo u zbulua vetëm një ditë para rifillimit të kampionatit, pas një pauze të gjatë.

Kjo rrezikoi edhe rinisjen e kampionatit në Shqipëri, por për shkak se lojtari nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër te Bylisi, ndeshjet u zhvilluan normalisht, pas testeve të kryera.

Në testin e dytë talenti i ballshiotëve rezultoi negativ, teksa duhej të bënte edhe një test tjetër, për të qenë i sigurt. Klubi i Bylistit nëpërmjet faqes zyrtare, njofton ditën e sotme se Qardaku ka rezultuar negativ edhe në testin e 3-të dhe tani do të mund të vazhdojë jetën normalisht, teksa do të kthehet edhe në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

PANORAMASPORT.AL