“Botë e neveritshme”- U bë nënë në moshën 17-vjeçare, motra e këngëtarit të famshëm merr kërcënime me vdekje për foshnjën e saj
Motra e këngëtarit të famshëm, Zayn Malik ka zbuluar se i janë bërë kërcënime me vdekje ndaj vajzës së saj të vogël.
Safaa solli në jetë Zaneyah në janar dhe vajza e saj ka një llogari në rrjetin social Instagram ku ndiqet nga 32.000 persona.
Por një shoqe e 17-vjeçares, e cila publikoi foto të foshjës në Instagram mori disa mesazhe kërcënuese.
“Kur fëmija i saj të vdesë ju do ta dëgjoni gjithashtu. Shpresoj që fëmija i saj të vdesë. Është e shëmtuar,”– shkroi ndjekësi.
Safaa publikoi mesazhin me përshkrimin: “Çfarë botë e neveritshme.”
Ajo tregoi sa e lumtur ishte që është bërë në moshë të vogël duke thënë: “Të jesh nënë e re do të thotë se jemi takuar pak më heret por gjithashtu që do të dua pak më gjatë. Disa njerëz thanë se jeta ime mbaroi me ardhjen tënde në jetë por në fakt sapo filloi. Ti nuk më more të ardhmen por më dhe një të re.”
Safaa u martua me të dashurin e saj 18-vjeçar, Martin Tiser në një ceremoni tradicionale myslimane në shtator.
Më pas zbuloi se do bëhej nënën në nëntor duke shkruar: “Është një vajzë.”
Këngëtari Zayn, i cili është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Gigi Hadid, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.
Por ylli milioner u rikthye në Britani në janar për tu takuar me familjarët e tij dhe mbesën e vogël për herë të parë.
Ata jetojnë në Bradford dhe këngëtari mbështet financiarisht familjen.
Zayn u bleu një shtëpi prindërve të tij pasi u premtoi se do ti ndihmonte pasi u bë i famshëm me grupin One Direction në X Factor.
/Panoramaplus.al