Thanë se “Hyrremi” e ndau nga e dashura, aktori turk merr vendimin e papritur
Aktori turk Çağlar Ertuğrul ka qenë ditët e fundit shumë i komentuar në portalet turke për shkak të thashethemeve të ndarjes së tij nga e dashura.
Thuhet se Çağlar Ertuğrul është ndarë nga e dashura e tij, Kayla Manukyan pas 3 vitesh dhe sipas mediave turke shkak është bërë aktorja Meryem Uzerli, e njohur si “Hyrremi” nga seriali “Sulltani i madhërishëm”.
Burime për mediat turke tregonin se Meryem e ka pëlqyer shumë aktorin dhe kanë nisur të komunikojnë. Sipas tyre kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes së çiftit.
Lajmet për Çağlar Ertuğrul kanë mbushur faqet e gazetave, portaleve turke dhe faqeve në Instagram.
Kështu i detyruar aktori ka marrë një vendim dhe ka bllokuar që dikush ta etiketojë në Instagram. Siç duket Çağlar Ertuğrul është shqetësuar nga lajmet e shumta për të dhe ka vendosur të reagojë në këtë mënyrë.
revistawho.com