Rrëfimi i Butrint Imerit: Me Eleni Fouriera patëm feeling që në momentin e parë, pse e refuzova
Butrint Imeri dhe Eleni Foureira janë dy shqiptarë të famshëm, ai në Gjermani dhe ajo në Greqi. Kanë nuhatur njëri-tjetrin artistikisht për t’u bashkuar duetin e nxehtë të kësaj vere për klipin me titull “Delicious”. 20 vjeçari i rritur në Gjermani zbulon eksluzivisht për revistën “Story” paskuintat e xhirimeve me Elenin e famshme në Greqi, dhe afeksionin mes tyre.
Karriera jote sapo ka nisur nëse i referohemi famës për një vit. Ku dëshiron të arrish?
Vërtet karriera ime sapo ka nisur, por unë prentendoj shumë nga vetja. I bindur se do të arrij më shumë se kaq.
I kujton fillimet e tua në muzikë?
Po, që në moshën 5 vjeçare kam nisur të këndoj në ambiente familjare. Më pas shkollimi im atje në “Voice Lap Academy” për muzikë dhe në “Dance Engergy”.
Sa të ka ndihmuar kërcimi në performancat e tua si artist?
Kërcimi mendoj që ka ndikuar plotësisht në formimin tim si artist. Kam punuar me artistë të suksesshëm, të cilët më kanë ndihmuar dhe që ende më ndihmojnë kur jam në Gjermani. Paralelisht vazhdoj të ndjek kurset e këngës.
Qëndrojmë tek bashkëpunimi yt me Eleni Fouriera. Pati feeling artistik mes jush apo afeksion mes një femre dhe një mashkulli?
Sigurisht, që feeling pati që në momentin e parë. Edhe ju besoj se e keni vënë re në klip, por asgjë më shumë. Nuk pëlqej të kem feeling me koleget. (qesh)
Je vetëm 20 vjeç, mendon se je pjekur mjaftueshëm si djalë?
Edhe pse eksperiencat nuk më kanë munguar, fakti që jam ende 20 vjeç nuk më lejon të them që jam pjekur. Por më mirë kështu, sepse më pëlqen më shumë të eksperimentoj, se sa t’i them vetes që jam pjekur. (qesh)
Meqë jemi tek eksperiencat, mund të veçosh një histori dashurie që e ke përjetuar fort deri tani?
Po, kam patur një histori dashurie që ka zgjatur disa vite, por sot nuk jam më me atë vajzën, edhe pse shihemi shpesh për shkak të shoqërisë së përbashkët.
Të ndodh të të ngacmojnë vajza më të mëdha se ty në moshë dhe si sillesh në të tilla raste?
(qesh) Shumë më ndodh. E nëse më pëlqen unë vazhdoj, mjafton të mos jetë fanse.
Je djalë romantik apo natyrë rebeli në marrëdhënie intime?
Rebel jo, ndërsa romantik vetëm në rastet e duhura. Nëse ekziston një e mesme midis këtyre, atëherë ai tip jam unë.
Ia ke thyer zemrën dikujt, po ty ta kanë thyer?
Me aq sa unë di, po, e kam thyer një zemër por edhe mua një herë ma kanë thyer zemrën. Por, vetëm një herë.