“Pushimet nuk i dua”, Eli Fara tregon mendimin më të shpeshtë gjatë pandemisë ‘Covid-19’

Këngëtarja e njohur korçare, Eli Fara ka qenë pasditen e sotme e ftuar tek Rudina ku ka treguar se si ka kaluar kjo periudhë për të dhe se çfarë ka menduar për muajt në vazhdim.

Fara është shprehur se gjatë pandemisë së ‘Covid-19’ ka ndjerë zili ndaj të gjithë atyre që vazhdonin të punonin, pasi kështu ata mund të kalonin kohën dhe ta ndjenin më pak peshën e kohës.

Ajo pohoi se e gjitha kjo periudhë është shumë delikate për të gjithë, sidomos artistës që do të jenë të fundit që do të rikthehen në punë.

Eli shtoi se tanimë nuk i ka më qejf pushimet dhe se nuk ka plane për këtë vit pasi i ka mjaftuar koha në shtëpi. Këngëtarja shumë e dashur tregoi se dëshiron vetëm që t’i kthehet punës sa më parë.

revistawho.com