Armando Sadiku, nata ndryshe me gazetaren Vilma Masha
Sulmuesi shqiptar, i cili ishte autori i golit me Rumaninë u përfol për lidhje të fshehtë me modelen Desiree Tramezzani, e bija e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani. Por 25-vjeçari nga Elbasani e mohoi këtë fakt, me anë të një statusi në profilin e tij në facebook, duke specifikuar faktin se e ruan me fanatizëm jetën e tij private. Ai ishte i ftuar nga produksioni “Top Music Awards” për t’u dorëzuar kupat këngëtarëve bashkë me kolegun e tij Andi Lila, ku ra në sy për sharmin dhe stilin shik të veshjes. Askush s’e ka vërë re, por Armando përtej punës ka kaluar disa momente ndryshe me gazetaren e sportit Vilma Masha. Aktualisht ajo drejton emisionin sportiv “Allez Show” në “Digitalb”, punë që i jep mundësinë të njihet më mirë me futbollistët. Dhe Sadiku është njëri prej tyre.