Foto romantike nga shtrati, Alvaro Morata i bën dedikim special bashkëshortes
Alvaro Morata ka një raport tepër special me bashkëshorten e tij, Alice Kampelo. Këtë gjë e konfirmojnë edhe postimet romantike në rrjetet sociale.
Shpeherë, sulmuesi i Atletikos, ndan me miqtë e tij në “Instagram”, foto dhe momente speciale me partneren e tij. Së fundmi 27-vjeçari i ka bërë një dedikim mjaft të bukur Alices, duke postuar një pozë profesionale nga shtrati, teksa shkruan:
“Do të zgjidhja njëmijë herë pa u menduar një moment. Jam shumë krenar për ty, shumë”, shkruan Alvaro Morata.
Kujtojmë që futbollisti spanjoll, u fejua në dhjetor të vitit 2016 me bashkëshorten e tij, ndërkohë që në vitin 2017 u martuan. Çifti ka sjellë në jetë 2 djem binjakë, Alesandro dhe Leonardo, teksa janë në pritje edhe të një fëmije tjetër.