Horoskopi i datës 7 qershor 2020
Dashi
Në këtë moment është më mirë që të flisni, vetëm nëse keni diçka vërtetë e rëndësishme, kjo
pasi rrezikoni që të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Është dita kur yjet favorizojnë
instinktin dhe racionalitetin.
Demi
Në këtë moment është më mirë që të bëni një hap pas, lidhur me disa gjëra që po zvarriten.
Shumë prej jush gjatë vitit të kaluar, kanë hequr dorë nga një projekt i rëndësishëm për shkak të
zhvillimeve të papritura.
Binjakët
Nëse krahasojmë fillimin e kësaj jave me atë të javës së kaluar, diferenca është e dukshme.
Tashmë ka nisur përmirësimi, ku do të jetoni emocione të bukura, sidomos në një histori që për
ju ka shumë rëndësi.
Gaforrja
Kjo e diel do të jetë e mbushur me tension dhe nervozizëm. Përgjithësisht kur ndjeni negativitet
përreth, prireni që të izoloheni. Por në këtë moment bëni mirë që të shmangni diskutimet, pasi
mund të shkaktojnë debate të kota.
Luani
Ndikimi pozitiv i Venusit do të bëjë që të ndiheni më mirë. Kjo është një periudhë e cila mund të
shkaktojë edhe tensione, ndoshta për shkak të ndonjë vonese. Kjo nuk do të thotë se gjërat nuk
do të zgjidhen, thjesht duhet pak durim.
Virgjëresha
Në këto momente, po ju besoni miqve të vërtetë, të cilët ju vlerësojnë për atë që jeni. Ndoshta
dikush ju ka lënduar dhe nuk është treguar siç duhet me ju, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet
t’iu besoni edhe të tjerëve. Parashikohet një periudhë e favorshme për dashurinë.
Peshorja
Hëna e pranishme në shenjën tuaj do të bëjë që të ndiheni disi në faj, për shkak të ndonjë fjale
më shumë, që e keni thënë pa u menduar. Në sajë të sensit të masës dhe reflektimit, do të
arrini që të rikuperoni gjithçka.
Akrepi
Venusi në kombinim me Uranin, do të sjellin stuhi në dashuri. Këshillohet që të mos kërkoni me
çdo kusht që të ziheni, por të jeni sa më objektiv, diplomatë dhe të hapur për dialog.
Shigjetari
Ndikimi i kundërt i Marsit, do të bëjë që të hasni në polemika të shumta. Nëse keni ndonjë
pengesë për të kapërcyer, veproni tani pasi nesër mund të jetë shumë vonë dhe pengesat do të
jenë më të mëdha.
Bricjapi
Ndikimi i Hënës dhe Saturnit në shenjën tuaj, do të bëjë që dita të jetë e mbushur me ulje-
ngritje. Nuk do ju shpëtoni dot kritikave dhe shigjetimeve të të tjerëve.
Ujori
Venusi dhe Urani të pranishëm në shenjën tuaj, do të sjellin ndryshime të papritura në jetën tuaj
në çiftl. Dikush prej jush do të arrijë që ta çojë një lidhje drejt zyrtarizimit, ndaj përgatituni!
Peshqit
Jeta juaj sentimentale mund të marrë një shtysë të rëndësishme, në sajë të ndikimit të Uranit.
Mund të zyrtarizoni një lidhje ose ta forconi më tej atë. Mos u druani, pasi do e keni çdo situatë
nën kontroll.