Ndryshimi drastik i trupit të Adelina Tahirit është inspirues
Ndonëse në shfaqjet publike dhe postimet e saj në rrjetet sociale, Adelina Tahiri shfaqet gjithnjë e kuruar deri në detaj, ajo nuk druhet të postojë edhe fotografi të ndryshimit të saj trupor.
Si çdo person edhe këngëtarja kalon nëpër faza të ndryshimit trupor, e që në rastin e saj ishte pesha e mbetur pas lindjes.
Nuk është e domosdoshme që çdo femër të krijoj forma të tonifikuara të trupit, mirëpo është e domosdoshme që gjithkush të kujdeset për shëndetin.
Në foton që këngëtarja ka postuar ajo paraqet dy imazhe “para” dhe “pas”. Qëllimi i postimit të saj ishte që të frymëzonte gjithkënd që ndryshimi fizik ndonëse merr kohë dhe disiplinë, është i mundur. /prive.al