“Stop pedofilisë”, modelja shqiptare me famë botërore mesazh pas protestës në Tiranë zbulon lajmin e mirë: Jemi duke punuar për…
Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj pas protestës ‘për fëmijërinë e vjedhur’, që u zhvillua në Tiranë ka reaguar duke shprehur hapur mbështetjen për çdo person që bie pre e dhunës dhe abuzimit.
“Jam me juve. Me vehten,vajzen, shoqen, motren, kushrinen. Po ashtu ka dhe raste, Djalin, Vllaun, Shokun, kushrinin. Jam me gjithe ata te viktimuar nga pedifilat.
STOP CHILD ABUSE
STOP PEDOPHILES”, shkruan Emina në një reagim në instagram.
Por gjatë komunikimit me një nga ndjekësit e saj, Emina ka zbuluar një lajm të mirë, që ndonëse nuk na ka dhënë shumë informacione na lumturoi pa masë. Me sa duket Emina ka një projekt të qartë për viktimat e abuzimit, por ende nuk ka bërë atë publik.
Teksa një komentues e pyet: “Ku mund të dhurojmë diçka për këtë kauzë? Kjo është shkatërruese!”, Emina i është përgjigjur: “ne jemi duke punuar për këtë … sa më shpejt që të kem më shumë informacion, do ta ndaj”