“300 euro nata”, kush janë dy transgjinorët që ranë në pranga sot në Tiranë
Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor në Tiranë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në…
Dhunimi për vdekje i çiftit në Dropull, policia shoqëron tre persona
Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale ku janë gjetur te pajete çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishte. Behet fjale për dy banore të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bere ne cilësinë e personave qe mund te kenë dijeni…
Policia në Londër zbulon identitetin e autorit të sulmit makabër me shpatë
Autoritetet në Britani kanë zbuluar identitetin e autorit të një sulmi makabër me shpatë në Londër, që i mori jetën një 14-vjeçari dhe la disa të tjerë të plagosur. Ai është Marcus Aurelio Arduini Monzo, 36-vjeç, i akuzuar tashmë për vrasjen e 14-vjeçarit Daniel Anjorin pas sulmit me shpatë në lindje të Londrës të martën…
Mjeku Kalo: “Kurba e pandemisë është në rënie, uji i detit lufton Covid-19”
Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, ka thënë se kurba e koronavirusit po bie në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë. Ai ka thënë se për fat të mirë numri i të infektuarve me koronavirus ka qenë me ritme të ngadalta dhe kjo tregon se duhen liruar masat shtrënguese.
“Numri praktikisht është në rënie është stabilizuar, dje kemi pasur vetëm dy shtrime dhe uroj që me këtë ritëm të dalim shkumë shpejt nga kjo situatë. Masat tashmë janë drejt lirimit dhe uroj të bëhet sa më shpejt. Fatmirësisht është një trend në ulje që nuk është vetëm tek ne. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është kombinimi i vetëndërgjegjësimit të popullatës me masat e marra kanë qenë dy faktorët bazë të uljes së nivelit të infektimit dhe atyre që kemi humbur, ajo që është e rëndësishme duhet të theksojmë se numri i infektimve është i ulët, dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë ato vende që kanë aplikuar masat kufizuese kanë pasur një sukses të tillë”, është shprehur mjeku gjatë “ABC-ja e mëngjesit”.
Po ashtu, mjeku ka theksuar se qeveria duhet t’i japi sa më shumë mundësi zhvillimit të turizmit sepse duhen oksigjenuar ‘mushkëritë’ për ekonominë. Kalo ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë për të luftuar koronavirusin.
“Është mirëpërcaktuar se larja më shumë se 6 herë në ditë e duarve në ditë eliminon përhapjen e infeksioneve të ndryshme. Sa i përket detit ka mendime kontradiktore por të dhënat e fundit tregojnë se virusi Sars Cov 2 shkatërrohet shpejt por nuk duhet të harrojmë faktin se uji i detit duhet të mbahet i higjienizuar.
Mos të harrojmë fakstin se në studimet e e para 90’ ku dendësia e detit tashmë është më e lartë. Higjena e ujit të detit nuk lidhet vetëm me atë të virusit, por dhe me derdhjen e ujërave të zeza, por ajo që është e rëndësishme të theksojmë është se uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2. Gjithashtu nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu psikologjikisht të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur, dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë, për të ajrosur mushkërit që nuk krahasohet me ajrin brenda shtëpisë”, ka thënë Kalo.