Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut martohet me vajzën 50 vite më të re se ai

Sylejman Rexhepi, kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, ka kurorëzuar në martesë lidhjen me një vajzë që është 50 vite më e re se ai.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, ai është martuar dy ditë më parë. “Libertas” ka shkruar se kjo është martesa e dytë e Rexhepit.
Gruaja e tij ndërroi jetë 4 vite më parë. Po ashtu, në media janë publikuar disa foto nga martesa e kryemyftiut.
Gazetari Zoran Bozhinovski ka raportuar se Rexhepi në vend të unazës si një shenjë kurorëzimi, i ka dhuruar bashkëshortes një orë që kap vlerën e 37 mijë eurove.
Burimi: Gazeta Blic