I lidhur ngushtë me Shqipërinë, Tolgahan uron Bajramin në gjuhën shqipe

Ditën e sotme të gjithë besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin e në këtë festë të rëndësishme shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur të urojnë fansat e tyre përmes rrjeteve sociale.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është një prej tyre. Ai zgjodhi ta urojë Bajramin në gjuhën turke, por edhe në gjuhën shqipe pasi siç e dimë ai ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.

Tolgahan është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazin me të cilën publikoi një foto duke uruar festën.

View this post on Instagram

Herkese Iyi Bayramlar! ❤️ Gëzuar Bajramin te gjithëve! ❤️ Eid Mubarak! ❤️

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

“Gëzuar Bajramin të gjithëve”-shkruajti Tolgahan i cili mori gjithashtu shumë urime nga fansat e tij. Të njëjtën foto postoi edhe Almeda, me të njëjtin urim. Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali me emrin Efehan.

revistawho.com