U përfshi në një aksident me familjarët, Ermal Fejzullahu sqaron gjendjen me këto fjalë

Orët e fundit në rrjet ka qarkulluar lajmi se këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident së bashku me familjarët e tij.

Pas komenteve të ndryshme në rrjet dhe shqetësimit të fansave, Ermali ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video ku ka sqaruar se ky lajm është i vërtetë, megjithatë janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka ndodhur asgjë tragjike.

Artisti i ka falenderuar të gjithë ata që i kanë shkruar duke i shprehur shqetësimin, duke pohuar se i u uron më të mirat./revistawho.com