Çani shpërthen keq ndaj aktorit: Turp, nuk mbrojte shtëpinë tënde! Je budalla, nëse nuk ke marrë gjë dhe mbron shembjen!
Arjan Çani ka shpërthyer ndaj aktorit Artan Imami, në emisionin “Open”, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Gjatë debatit, Çani e ka quajtur të turpshëm faktin se aktori nuk mbrojti “shtëpinë e tij”, ku ka performuar gjithë jetën.
“Pse nuk e mbrojte shtëpinë që ke luajtur aq shumë vite dhe të ka duartrokitur publiku? Nuk të vjen turp ore?
…Se mos nuk ke marrë gjë dhe po e mbron kot? Se po s’ke marrë gjë, qënke budalla. Po duhet të na e thuash këtë. Se s’ka mundësi or plak. Nuk të lë fare se po flet budallaqë, o Tano. Të njof shumë mirë, të kam mik të vjetër”, u shpreh ndër të tjera Çani.
Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….
Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….
Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?
Arian Çani: Unë nuk i futem dot këtij debate fare
Artan Imami: Po se je injorant
Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja
Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant
Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu
Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë
Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos edel e kundërta
Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd
Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…
Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…
Arian Çani: Po të qesh dynjaja…