“Vit interesant”- Më pushoi zemra dhe ringjalla, DJ i famshëm zbulon për herë të parë sesi mjekët i shpëtuan jetën
Calvin Harris ka folur për herë të parë për problemet shëndetësore që pati në vitin 2014. Dj me famë botërore zbuloi se zemra e tij ndali dhe u ringjall nga mjekët.
“Viti interesant për mua 2014, filloi me ngjitjen në vendin e parë në tabelat britanike dhe përfundoi me zemrën time duke u ringjallur në emergjencë”- shkroi ai në një postim në Twitter, duke iu përgjigjur postimit të DJ Dancing Astronaut i cili publikoi një video të Harris në Electric Daisy Festival në 2014.
Në atë kohë këngëtari aludoi se kishte probleme shëndetësore pasi anuloi disa koncerte dhe performanca. Midis tyre edhe pjesëmarrjen në MTV European Music Aëards, ku vetëm 24 orë përpara shfaqjes njoftoi se nuk do merrte pjesë në event.
“S’do marr pjesë në EMA këtë fundjavë. Kam disa probleme me zemrën. Po qëndroj në shtëpi për të parë sesi mund t’ia bëj,”- shkroi Calvin në atë kohë.
Më vonë po atë vit, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me aritmi, që karakterizohet nga rrahje të çrregullta ose jonormale e zemrës.
Pas diagnozës, Harris hoqi dorë nga alkooli për të parandaluar simptomat.
Panorama Plus