“Hiqni kapelet”, protestuesit në kor thirrje kundër Policisë së Shtetit

Gjatë protestës së zhvilluar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, protestuesit bënë thirrjen në kor kundër Policisë së Shtetit: “Hiqni kapelet”.

Ata akuzojnë forcat e rendit se kanë shkelur ligjin pas dhunës së ushtruar një ditë më parë kundër aktorëve dhe shoqërisë civile, të cilët po mbronin ndërtesën e Teatrit Kombëtar.