Getoar Selimi bën çift Luana Vjollcën me Cozman
Do të jetë një këngë që do të dalë nga studioja muzikore e Baba Stars, pikërisht nga reperi Getoar Selimi, projekti më i ri muzikor i Cozman në duet me Luana Vjollcën. Ka qenë vetë Cozman, i cili pas ndarjes nga Tuna Sejdiu ka njoftuar fansat për një rikthim tek Ghetto Geasy dhe Majkaveli, të cilët i cilëson një Big Love. Para pak ditësh u përfol në media se Samanta Karavella ishte këngëtarja e përzgjedhur nga reperi Cozman për bashkëpunimin e radhës. Por mesa duket Getoari ka menduar Luanën si opsionin e duhur për të, duke i bërë kështu nder dhe kunatës për ta përfshirë në një këngë që pritet të jetë hit. Bashkëpunimi me Luana Vjollcën do të vijë i realizuar me videoklip, detajet e të cilit do t’i bëjë publike vetë Cozman.