“Maral” pozon me djalin e saj por mërzitet nga reagimi i fansave, ja ç’i ndodhi aktores
Vitin e kaluar aktorja turke shumë e njohur në Shqipëri me rolet e saj në seriale, Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay. Çifti i vendosën djalit emrin Fikret dhe së fundmi Hazal Kaya ka treguar portretin e tij ëngjëllor.
Aktorja publikoi një foto me të birin duke e prezantuar kështu me të gjithë publikun. Mirëpo reagimet pas publikimit të kësaj fotoje nuk u pritën mirë nga aktorja.
Ndjekësit e saj janë shprehur se djali i ngjan shumë të atit, gjë që është kundërshtuar nga aktorja.
Hazal Kaya është shprehur se djali i ngjan edhe asaj. Ndërkohë fansat kanë fotoshopuar foton e bashkëshortit të saj në fytyrën e vogëlushit.
Hazal Kaya ka reaguar duke e postuar foton e duke shkruar se kjo që po bëjnë nuk është gjë e mirë. “Nuk është aspak gjë e mirë, mos e bëni”-ka shkruar aktorja.
revistawho.com