Psikoligia analizon fiksimin e Ramës për të shembur Teatrin: Edhe Hitleri ka bërë ca të mira, po ky…
Psikologia Jorida Rustemi e lexon fiksimin e verbër të pushtetit të Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar si një testim kufijsh.
Sipas psikologes, ende në popull mbizotëron ‘psikologjia e qenit të rrahur që të vogël’.
“Une shoh ketu ekzaltimin e nje lideri me pushtet absolut, pafytyresisht te maskuar. Ky lider po teston kufijte, teston limitet e veta ne menyren qe do ai. Une keshtu e shoh. Me dhemb qe perdoret psikologjia e turmave per t’i shtypur turmat. Nje lider qe vertet mendon te mbetet, qe do te mendoje, qe mendon per njerezit e vet, se ca gjera te mira i ka bere. Por edhe Hitleri ka bere ca te mira, me gjithe mizorite e veta. Por ky njeri nuk kishte pse vepronte me njerezit nen sherbim, nuk kishte pse vepronte nen pabesi. Sepse vetem kete periudhen e fundit kaluam termetin, koronen, njerezit ishin te pajtuar me masat qe moren autoritetet. Edhe une vete isha pajtuar, por gjithe ai besim ne fund na kthehet ne pabesi.” – u shpreh psikologia tek emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila shtoi se “Po na mbizoteron psikologjia e qenit te rrahur qe te vogel”. ©Lapsi.al