“Nuk është ashtu siç duket në televizon”- Moderatores së njohur po i vjen fundi i durimit: Komentet negative nuk po mbarojnë

Thashethemet se Ellen DeGeneres nuk duket ashtu siç është në televizion vazhdojnë të qarkullojnë në media.

Por duket se moderatores po i mbushet kupa nga gjithë këto komente negative rreth saj.

“Ellen po i soset durimi,”– tha një burim i afërt i 62-vjeçares për UsWeekly.

Ajo fillimisht mendoi se thashethemet do të mbaronin, por gjithnjë e më shumë po kuptohet që do vazhdohet të flitet për të pasi komentet ndaj moderatores nuk mbarojnë.

Vetëm pak ditë më parë, një ish punonjës e emisionit të Ellen pohoi se prezantuesja nuk është gjithmonë e këndshme, ndërsa të tjerë pohuan se ajo sillet keq dhe nuk është aq e qeshur sa në ekran.