Shkoi në jug gjatë fundjavës, gjobitet blogerja shqiptare

Fundjavën e shkuar, personazhe të njohur të ekranit apo rrjeteve sociale në vendin tonë, zgjodhën ta kalonin në bregdet. Pa marrë parasysh udhëzimet apo rregullat e udhëtimeve ndëryqytetase ata shkuan drejt plazheve dhe sigurisht postuan sikur nuk kishte të nesërme. Në fakt të shumtë ishin ata që reaguan lidhur me këtë , gjë që ne e kemi bërë pak më përpara.

Gjithsesi, pyetje në lidhje me pushimet në fundjavë pati dhe fotografja Fjoralba Maliqi. Me anë të një postimi në Instagram, ajo thotë se ku e kanë marrë lejen personazhet e njohur apo kolegët e saj që kanë shkuar në det.

Burimi: Instagram, Fjoralba Maliqi

Më pas ajo thotë se nga përgjigjet që i kanë ardhur rezulton të kenë qenë pa leje. Gjë që nuk është çudi sepse në e-Albania nuk ka një opsion për leje për në plazh. Mesa dimë ne.

Ndërkohë blogerja e njohur shqiptare, Angelinas Ibook, e cila ishte vetë në jug ditët e fundi,t tha se është gjobitur. Madje thotë që për fundjavën mendojeni mirë kur të shkoni në plazh. Gjë që njerëzit e kanë bërë, prandaj nuk kanë shkuar.

Burimi: Instagram, Angelinas.Ibook

Ndërkohë kështu do të dukej leja që personazhet e njohur duhet të merrnin tek aplikacioni e-Albania për lëvizjet bregdetare.

/News31.al