EKSKLUZIVE/ Aktori shqiptar në SHBA, Julian Gjaci rrëfen si shpëtoi gjallë nga koronavirusi: Tani të gjithë duan të më takojnë për…
Si aktor ky mund të ishte roli me prekës që do të kishte pasur në kinema, ndërsa si djali sharmant që ende s’i ka mbushur të 30-at, të qëndronte i shtrirë në shtratin e spitalit pasi u prek nga Covid-19, ishte skena që vërtet s’e kishte imagjinuar kurrë. Por Julian Gjaci me kokëfortësinë e tij arriti ta mundë edhe virusin, që për fat të keq ka marrë shumë jetë njerëzish në gjithë botën. Nga New York-u ai jep këtë intervistë për kopertinën e revistës “Story”, si një bast që vuri me ne për të bërë rrëfimin e tij “gjallë”. Dhe ja ku jemi me Julianin më në formë se kurrë, i cili bashkë me një set fotosh të realizuara nga Fadil Berisha, rrëfen si e fitoi betejën jetë a vdekje me koronavirusin, dhe disa sekrete nga jeta e tij…
Emri yt Julian Gjaci u komentua nisur nga një status i yti në rrjetet sociale, ku tregove se prej dhjetë ditësh kishe mësuar se ishe infektuar me Covid-19. Si e përjetove? Mendove në ndonjë moment që dhe s’mund t’ia dilje?
Shkak i një publikimi në masë i këtij lajmi u bë postimi im. Me pak fjalë bëra një status surprizë, ku informova miqtë e mi se kisha dal pozitiv me Covid-19 . Në fillim e përjetova shumë keq si sëmundje e re, e që nuk dihet shumë rreth saj . Mendova që edhe s’i dilet, por jo diçka që do ishte në dorën time . Unë për vete do të luftoja deri në pikën e fundit, kështu që gjeta shumë mbështjetje dhe morali m’u ngrit.
Cilat ishin shenjat apo shqetësimet e para që ndjeve pas prekjes nga virusi? Sa ditë qëndrove në spital dhe mjekimet që more në SHBA?
Të gjitha simptomat e mundshme i kisha njëherësh në trup; dhembje trupi, dhembje koke, kollë e rëndë, të dridhura, temperaturë të lartë , vështirësi në frymëmarrje, etj . Qëndrova 5 ditë në spital, dhe u shërova gati plotësisht atje. Më pas vazhdova me pjesën e mbetur të terapisë në shtëpi, dhe tani i jam kthyer jetës normale.
Si mund ta kesh marrë Covid-19, ku ishe para se të rezultoje pozitiv?
Kjo është pyetja që mundon çdokënd . Por unë s’e stresoj veten aq shumë . Për mua ka pak rëndësi se ku, por rëndësi ka që është marrë. Dhe tani misioni është të kujdesem për veten.
Për fat të mirë ke njoftuar ndjekësit se je shëruar. Çfarë të kanë thënë mjekët për të ardhmmen, a lë pasoja ky virus në shëndet nëse prekesh prej tij?
Jo. Virusi s’ka pasoja për të ardhmen , përkundrazi unë hyj te ata persona që kam imunitet tashmë, dhe nuk shqetësohem më nga Covid- 19.
Fakti që e deklarove vetë se je prekur nga Covid-19 i bën njerëzit të qëndrojnë pak larg, apo në SHBA të gjithë e thonë hapur?
Ne po qëndrojmë larg njëri-tjetrit gjithësesi. Le te shohim kur të hapet plotësisht karantina (Qesh). Por s’e besoj. Tashmë të gjithë duan të më takojnë, apo të dëgjojnë këshilla rreth Covid.
Pasi dole nga spitali ç’bëre si fillim, dhe si po vazhdon jeta jote pas shërimit?
Pas daljes nga spitali kam qenë i detyruar të rrija në shtëpi , kështu që jo dhe aq aktivitet për të bërë jetë normale tani. Po shpresoj të bëhet “crazy” soon!
Ke reflektuar gjatë ditëve që ishe në spital? Për çfarë apo për kë mendoje më shumë?
Koha në spital ka qenë shumë e zënë duke menduar për veten që të rri gjallë (Qesh).Pastaj për familjen dhe rrethin e ngushtë.
Kalojmë tek profesioni yt, aktrimi. Dashuron më shumë teatrin apo kinemanë dhe çfarë projektesh mund të veçosh deri tani?
I dua të dyja, sepse kanë të dyja sfidën e vetë për të ofruar. Në film kam “The Perfect Gangster “, dhe në teatër mundem të veçoj një projekt që kemi pasur sukses verën që shkoi, ku e luajtëm në “Producers Club” në Manhattan,e që titullohet “An Albanian, a Serb, and the Soldiers”.
Të kemi parë të shoqërohesh me një tjetër aktor shqiptar që po depërton në Hollyvood, Blerim Destanin. Keni pasur ndonjë projekt bashkë, dhe kush janë emrat e tjerë të njohur me të cilët ke bashkëpunuar deri tani?
Me Blerimin jemi takuar rastësisht në rrethe miqësore të përbashkëta. Nëse do të krijohet mundësia në New York, besoj mund të bashkëpunojmë.
Ndodh që shumë shqiptarë tentojnë Hollyvood-in. Po ti, ke kontakte me regjisorë shqiptarë apo amerikanë me emër?
Hollywood-i emër i rëndë por jo i paarritshëm, dhe gjithçka varet nga puna qx137 bën . Kam kontakte me mjaft të njohur, por kjo puna jonë s’është punë zyre. Duhet shumë sakrificë dhe pritje.
Filmi më i bukur që ke parë deri tani, dhe gjinia e filmit ku do të doje të luaje?
Do ishte seriali “You”, një rol që do e kisha ëndërr ta luaja.
Po me “filmin” e jetës tënde ç’bëhet nësedo e konsideronim kështu? Si mund ta rrëfeje jetën me pak fjalë?
Jeta ime me pak fjalë mund të quhet “Bekim” dhe “Falenderim”. Kemi ardhur nga asgjëja dhe unë festoj çdo ditë të mirat që na ka dhënë Zoti. E tashmë po punojmë më fort , për të arritur më fort.
Je i dashuruar apo në një lidhje, dhe nëse s’ke partneren do e preferoje aktore si ty apo jashtë botës së show-t dhe famës?
Nuk do e preferoja të botës show bizz . Lidhjen e marr shumë seriozisht për të qenë pjesë e syrit të gjerë. Për momentin s’jam në lidhje, dhe pyetjes: “A jami dashuruar?” do i përgjigjesha: I zhgënjyer.
Kur fjala është për dashurinë e jetës do të zgjidhje mes fundit të dhimbshëm apo dhimbjes pa fund? Po në film një fund të dhimbshëm apo “happy end”?
Fund të dhimbshëm, se këtë dhimbjen pa fund e kam provuar (Qesh). As fund të dhimbshëm, as fund të lumtur. S’do të doja asnjë fund, pikë.
Ekzistojnë skenat e kinemasë që ti do i refuzoje?
E mbaj veten për aktor të dedikuar, kështu që asgjë s’do më smbraste për asnjë skenë të asnjë lloji.
Si do përshkruaje Julianin para koronës, dhe Julianin pas koronës?
Para koronës i çrregullt, me shpirt të lirë dhe kokëfortë. Pas koronës , më i rregullt, i kalkuluar, koshient ndaj jetës , dhe përsëri kokëfortë./www.story.al