Armina Mevlani flet për jetën e saj private para se të njihej me Shkëlzenin, tregon pse nuk donte të kishte të dashur
Bloggerja e njohur, Armina Mevlani, ka qenë gjithmonë mjaft e hapur me publikun. Më herët, ajo është shprehur se Shkëlzeni është dashuria dhe lidhja e saj e parë. Edhe në një intervistë të fundit për “Prive”, Armina ka folur sërish për jetën e saj private, duke treguar se më parë nuk ka patur të dashur, por thjesht shok adoleshence.
“Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, u shpreh Armina.
Kujtojmë se ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me Shkëlzenin dhe shumë shpejt ajo mund t’i japë fund beqarisë, pasi është përfolur disa herë për dasmën e tyre.