Urimin e Xhemi Shehut për datëlindjen e Arbanës e kuptojnë vetëm shoqet e ngushta
Po, po dhe po. Një shoqëri si ajo e Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut vështirë se gjendet. E kanë vërtetuar kaq shumë, por këtë herë mikeshat tërhoqën sërish vëmendje.
“Kur ti dhe shoqja e ngushtë keni kaq shumë kohë bashkë, saqë pak nga pak bëheni i njejti person”, ka qenë ky postimi i Xhemit në rrjet, që njëkohësisht vlen edhe si kartolinë për datëlindjen e mikes së zemrës.
Por, si gjithmonë ky nuk mund të ishte një urim i zakonshëm. Ç’kuptim do të kishte një postim nga Xhemi pa përfshirë pak doza humori? Duke mos harruar figurën e gjirafës (ndryshe: zëdhënësja e Xhemit në Instagram), moderatorja shkruan: “Kam prapë datëlindjen për këtë vit. Edhe 100 të bëhem.”
Në fakt, Xhemi e festoi datëlindjen më 7 janar. Por duke qenë se ajo dhe Arbana, si ‘BFF’ perfekte tashmë janë bërë i njejti njeri, Shehu e ka privilegjin të rifestojë edhe më 7 maj. Kartolinë më origjinale se kjo, vështirë se mund të gjehet!
News31.al