Koronavirusi lë pa martuar stilistin shqiptar, Komani: Qeshja me memet por e pësova vetë, si më ndau karantina e më preu krahët

Në një lidhje me Skype në emisionin “Vizioni i pasdites”, Komani tregoi se qeshte kur shikonte memet se karantina ndan çiftet, por tashmë e ka pësuar vetë këtë gjë.

Stilisti shqiptar Niko Komani, i ka dhënë fund lidhjes me vajzën me të cilën kishte edhe plane për martesë.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Vizioni i pasdites”, Komani tregoi se qeshte kur shikonte memet se karantina ndan çiftet, por tashmë e ka pësuar vetë këtë gjë.

Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko Komani.

Sipas tij, vetëizolimi ka qenë sfidues dhe e ka patur të vështirë të mësohej me idenë e të qëndruarit në shtëpi. Përtej rutinës së përditshme edhe për Niko Komanin shumë projekte ngelën gjysmë.

“Mezi po pres të dalë nga kjo karantinë të nis projektet e reja që kisha në dorë. Në fakt kisha një projekt të ri, tek i cili mu prenë krahët, por çdo gjë do rinisë sapo të dalim nga karantina.Ishte një moment për tu ulur e për të menduar për më pas. Personalisht ky karantinim më ka vënë gishtin në kokë të mendoj më shumë gjëra dhe të vlerësoj çfarë kam. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin tim dhe të miqve të mi, më mërzit dhe do doja ti zbatonim më shumë të gjitha rregullat. I bëjmë keq të gjithve jo vetëm vetes,”– përfundoi ai.

Stilisti Komani ka folur publikisht për martesën e tij një vit më parë, por asnëjherë nuk e bëri publik emrin e vajzës që kishte në krah.

(f.m/dosja.al)