Për herë të parë postojnë VIDEON bashkë, Jonida dhe Romeo pranojnë me një kërcim romancën e tyre, veshur njësoj çifti në harmoni perfekte

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë pranuar hapur lidhjen e tyre, me një video ku kërcejnë së bashku.

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj e thanë publikisht që janë rikthyer bashkë, dhe nuk ka më vend për dyshime.

Ka qenë pikërisht një video e postuar në profilin zyrtar në Instagram, të Jonida Maliqit, që shfaqi çiftin duke realizuar një kërcim së bashku.

Veshur matchy-matchy, sport dhe me kapele, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj duken në harmoni perfekte, dhe sapo na treguan një copëz nga historia e tyre e dashurisë.

Ndërkohë pak ditë më parë çifti udhëtuan drejt jugut dhe medies rozë nuk i shpëtuan detajet që tregonin, se ata ishin rikthyer bashkë. Por, nga ana tjetër, Jonida Maliqi nuk është treguar aq e rezervuar dhe ka pranuar hapur se po kalon kohë me Romeon, ndërsa kanë drekuar mes miqsh, dhe kanë postuar në rrjete sociale.

R.L/Dosja.al