Rozana Radi hap arkivat me fotot e vjetra, ndan kujtimet më të vyera pranë prindërve

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka hapur arkivat për të kujtuar me këngë italiane momentet më të bukura në jetën e saj.

Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ disa foto të prindërve, për të cilët ka pohuar gjithmonë se ka shumë mall.

Radi ka publikuar po ashtu disa kujtime të sajat ndër vite ku shfaqet si çdo herë tjetër e qeshur dhe me mjaft humor me pozave me shoqërinë.

Ashtu si çdo personazh tjetër edhe Rozana Radi është bërë mjaft nostalgjike këto ditë, ku mungesa e më të dashurve është ndjerë edhe më shumë.

revistawho.com