Ish-truproja flet për Ellen DeGeneres, ‘Ajo shtiret në ekran’

Ish-truproja e Ellen DeGeneres është personi i fundit që i shtohet numrit të njerëzve që akuzojnë Ellen se nuk është si shfaqet në ekran.

Në një intervistë për Fox News, Tom Majercak – i cili u caktua që të shoqëronte bashkëshorton e Ellen, Portia De Rossi, në ceremoninë e çmimeve Oscar në 2014-n – përmblodhi kohën e shkurtër të punës me Ellen. “Ellen është një nga njerëzit e njohur me të cilët kam punuar – dhe unë kam punuar me shumë prej tyre – e cila as nuk më përshëndeti,” u shpreh ai. Majercak tregoi se bashkëshortja e Ellen, De Rossi, ishte tepër e sjellshme, ndryshe nga DeGeneres. “Situata u përkeqësua kur De Rossi më prezantoi me Ellen dhe Ellen më dha një shikim me cep të syrit dhe as nuk më tha ‘përshëndetje’,” shtoi ai duke thënë më pas se “ishte shumë e ftohtë, dinake dhe kishte një sjellje me të vërtetë keqtrajtuese”. “Kur e shohin në TV, njerëzit bien në dashuri me të, por është e gjitha fasadë. Ajo nuk është personi që portretizohet në shoqëri”.

Majercak tha se akuzat e fundit ndaj Ellen e shtynë që të fliste për përvojën e tij. Muajin e kaluar, anëtarë të stafit të Ellen DeGeneres Show pretenduan se janë mbajtur të painformuar në lidhje me pagesën dhe orët e punës përsa i përket pandemisë së koronavirusit.