Mimoza e ‘Big Brother’ gjen dashurinë: Ky është djali që i ka marrë zemrën

Kanë kaluar më shumë se 10 vite prej kur u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në ‘Big Brother Albania 2’.

Por, Mimoza Krasniqi, bukuroshja nga Gjakova mbahet ende mend për atë që reflektoi përgjatë garës në spektaklin më të ndjekur shqiptar.

Përgjatë kësaj kohe, Mimoza ka zgjedhur të mbajë një profil larg syrit të publikut e duket se ka të reja.

Ajo është duke zhvilluar një jetë mes Kosovës, Gjermanisë e Francës ku ka edhe dashurinë e jetës.

Bukuroshja së fundmi ka postuar edhe fotografi me të dashurin duke bërë të ditur se nuk është më beqare dhe ka një mashkull që i ka vjedhur zemrën. Të trashëgohet! /Prive.al