Mes shumë emocionesh, Sabri Fejzullahu nuk mund t’i gjejë fjalët e duhura për të uruar djalin e tij
Artisti i njohur, Sabri Fejzullahu i ka dedikuar gjithmonë fjalët më të ndjera djalit të tij, Ermal Fejzullahu ndërsa sot ka qenë radha që artisti t’i urojë publikisht me fjalët më të ndjera, djalin tjetër, i cili ndryshe nga Ermali dhe Sabriu ka një profil jopublik.
“Armend, djali i babushit, sot e ke ditëlindjen e s’po di si të uroj. Si e uron prindi fëmijën e vetë, i bëfsh edhe 100 vjeç me Milen, Lisin, Enën, me vllezër e motra, zemra e babit”, ka shkruar Fejzullahu krah fotos ku duket se Armendi është një kopje e tij.
Kujtojmë se Sabriu është një nga figurat më të dashura publike, i cili falë eksperiencës së gjatë në skenë dhe transparencës së treguar gjithmonë në të, ka arritur të fitojë vlerësimin e të gjithëve./revistawho.com