Alban Dyrmishi i “Përputhen” akuzon autoren: Programi është me skenar

Alban Dyrmishi, një nga personazhet në programin”Përputhen” është përjashtuar nga emisioni pasi ka dhënë një intervistë për Fjala.al.

Lajmi konfirmohet nga vetë Albani, i cili përmes një ‘Instastory” tregon se është përjashtuar nga emisioni për shkak të intervistës që ka dhënë.

“Tani sapo më lajmëruan që për shkak të intervistës që unë kam dhënë jam përjashtuar nga emisioni, zakonisht nuk dua të prish gojën për këta njerëz”, shkruan Albani. Më tej Albani në një “Instastory” tjetër shprehet se intervista ishte thjesht një pretekst, por arsyeja e vërtetë e përjashtimit të tij është pasi ai nuk i bindej skenarit të autores së programit.

“Prej kohësh autorja e këtij programi nuk po e duronte dot mosservilizmin dhe mosbindjen time ndaj skenareve të saj amatore dhe dashakeqe, ndaj gjeti rastin sot dhe vendosi duke mos pas guximin të më kontaktoj vet personalisht po nëpërmjet vartëses së saj me pretekst intervistën time, falenderoj të gjithë ata që më kan mbështet këto kohë, dhe jam krenar që s’u bëra kurr pjesë e asnji skenari dhe thash gjithmonë atë që desha. Olsa Shpresoj të gjesh burr, futu vet në përputhen se mosha ikën”, shkruan ish konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi, duke theksuar dakti se kombinimi i çifteve nuk ndodh spontanisht por bëhet me skenar.