FOTO/ Në botën e spektaklit e futi Berluskoni, modelja joshëse me mesazh të fortë: Bukuria e vërtetë është …
Suzane Kanzian ka ardhur me një shprehje tepër të fortë në një nga postimet e saj në Instagram së fundmi, me anë të secilit ka theksuar se bukuria e vërtetë qëndron te të pasurit një zemër të pastër.
“Bukuria është një gjë, por është një zemër e pastër ajo që të bën vërtetë të bukur,” shkruan modelja krahas një fotoje nga plazhi, e veshur me të bardha.
Kanzian, modelja dhe influencerja italiane mjaft e famshme tashmë, ka një histori të lezetshme në fillesat e saj në botën e spektaklit, që ka si protagonist ish-kryeministrin Silvio Berluskoni.
Ishte pikërisht Berluskoni, presidenti aktual i ekipit të Monzës, që pikasi Kanzian dhe e sugjeroi për të marrë pjesë në audicionet e “Mediaset”.
Pas disa paraqitjesh në programet futbollistike lokale, modelja me bukuri rrezatuese nga Trevizo, i rriti pritshmëritë për veten e saj dhe arriti të bëhej një modele e njohur në të gjithë botën.