“A të ka tradhtuar shoqja e ngushtë me të dashurin”- Moderatorja shqiptare: Tani që e kujtoj më përzien zorrët
Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari së fundmi po zhvillon shumë mini-intervista me ndjekësit e saj që e pyesin për tema personale.
Dhe ajo ka vendosur të tregohet e hapur me ndjekësit duke zbuluar detaje nga jeta private.
Së fundmi, Fjoralba është pyetur nëse shoqja e ngushtë e ka tradhtuar me partnerin e saj.
“A të ka rastisur që shoqja e ngushtë të ka tradhtuar me partnerin?”– u pyet ajo.
Moderatorja u shpreh se kjo quhet tradhti e dyfishtë por asaj personalisht nuk i ka ndodhur, megjithatë ka dëgjuar raste të tilla.
“Jo personalisht! Por ka dëgjuar histori të tilla dhe tani që i kujtoj më përzien zorrët. Tradhti e dyfishtë,”– u përgjigj Ponari.
Ndërsa një tjetër e pyeti se përse insiston aq shumë në shkollimin e femrave dhe Fjoralba u shpreh: “Injoranca është helmi i kësaj shoqërie. Më vjen shpesh ndër mend një bisedë që kam bërë para shumë vitesh me babin ku më ka thënë: “Ti gjak i gjakut tim, do shkollohesh patjetër sot, do punosh që të fitosh pavarësinë tënde, për të mos i shtrirë dorën e as për tiu nënshtruar kurrë rrethanave të jetës ose dikujt nesër!”