Pasi u publikua fotoja e të dashurit simpatik, revoltohet Fifi: Ka ardhur koha për ndryshime, jetën time private dua ta mbaj të tillë…

Fifi ka reaguar menjëherë pasi ka qarkulluar fotoja e Xhuljo Tabakut në medien rozë, duke treguar se nuk duhet të merren me jeten e saj private, deri sa të ketë diçka konkrete.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi u zbulua romanca e saj me djalin simpatik, Xhuljo Tabaku.

Ditën e djeshme në medien rozë qarkulloi fotoja e Xhuljo Tabakut, mashkullit që prej kohësh kishte qenë një figurë misterioze, duke ditur vetëm shkronjën e tij të parë të emrit “Xh”. Por pasi qarkulloi edhe imazhi i tij i plotë, Fifit duket se nuk i ka ardhur mirë.

Me një reagim në rrjete sociale, duke theksuar se ajo është një këngëtare, dhe sugjeron të merremi me këtë anë të saj, dhe jo me jetën private. Këngëtarja madje thotë se nëse do të ketë diçka konkrete do të na e thotë vetë.

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të… Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi.”– shkruan Fifi në postimin e saj në rrjete sociale.

Shumë pak dihet për djalin me të cilin, Filloreta Raçi ka mbi një vit e lidhur. Ai quhet Xhuljo Tabaku dhe jeton në Gjermani. Fifi prej kohësh ka rrëfyer se është e dashuruar, dhe me siguri shumë shpejt do të na tregojë të tjera detaje, lidhur me partnerin e saj.

R.L/Dosja.al