Diellza Kolgeci me dedikim emocional në njëvjetorin e vajzës së saj
Dje ishte një ditë mjaft e veçantë për Diellza Kolgecin.
Kjo ngase vajza e saj, Helena, feston njëvjetorin e lindjes dhe me këtë rast një urim i veçantë nuk ka munguar nga nëna e saj.
Bukuroshja i ka bërë një dedikim mjaft emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të Helenës një ditë pas lindjes dhe një tjetër tashmë si një vjeçare.
“28.04.2019 1:26h linde Helena Rela Rugova. Që një vit une e di saktë se çfarë është dhimbja. Që një vit unë e di saktë se çfarë është gëzimi. Që një vit unë e di saktë se çfarë është dashuria. Që një vit unë flej me një sy hapur. Që një vit unë ha gjysëm e ulur. Që një vit unë e di çfarë është lodhja. Që një vit unë zemrën më nuk e kam në trup. Që një vit unë zemrën time mbaj në duar. Që një vit çdo second ka rëndësi. Që një vit… O zot, që një vit më ke bekuar, me ke dhuruar këtë mrekulli”.
“Në fotografi Helena një ditëshe me një shikim të veçantë ku të gjitëve ju la përshtypje dhe fotografia tjetër Helena një vjeçare me shikim të mprehtë duke më treguar diçka”, kanë qenë fjalët prekëse të Kolgecit.
Diellza po e shijon tejet shumë këtë kohë pranë familjes, partnerit të saj Fisnik Rugovës dhe vajzës së tyre të vetme. /Telegrafi/