“Nuk më ka shkruar që kur filloi izolimi”- Dojna Mema jep këshilla për dashuritë në kohë karantine: Ka akoma vajza që i nënshtrohen një idioti
Dojna Mema ka shfytëzuar qëndrimin e saj në shtëpi për tu dhënë këshilla ndjekësve.
Moderatorja zhvilloi një mini-intervistë në rrjetin sociale Instagram ku fansat i kërkuan mendime mbi çështje personale dhe lidhjet e dashurisë në kohë karantine.
Një prej tyre e pyeti: “Nëse i dashuri nuk të ka shkruajtur më që kur filloi karantina, quhet më i dashur?”
Ndërsa Dojna u përgjigj: “Quhet trap në formën më të edukuar të mundshme por ti mund të shtosh edhe epitete të tjera?”
Ndërsa një tjetër e pyeti nëse quhet tradhti kur i dashuri nuk të lë të punosh por ti ndërkohë bën të kundërtën e asaj që ai thotë.
“Quhet: Lër të dashurin. Kërkojmë barazi gjinore, dreq e bir ndërkohë që ka akoma vajza që i nënshtrohet një idioti,”– shkroi modetarorja.
Kujtojmë që Dojna pak kohë më parë u vendos në qendër të kritikave pasi në Instagram postoi foto të një pikture me organin gjenital të femrës zbuluar.
Panorama Plus