Nuk hoqën dorë nga martesa; Dasma e veçantë që në vend të familjarëve në kishë, kishte këta pjesmarrës

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve u lejuan në kishë për martesën e Clare dhe Mel Keeferit për shkak të pandemisë koronavirus, por çifti ishte ende i rrethuar nga fytyrat e qeshura të familjes dhe miqve, shkruan CNN.

Familjet e tyre befasuan çiftin të Premten duke vendosur fotografi të të ftuarve të tyre në stolat e Kishës “Zonja e Mount Carmel” në Shën Francesville, Luiziana, pranë Baton Rouge.

Keefers janë të dy infermierë në zonën e Baton Rouge – ai punon në ndihmën e shpejtë dhe ajo po kuron pacientët Covid-19 në ICU. Mel Keefer, 35 vjeç tha se u takua me 25-vjeçaren Clare kur të dy punuan në Qendrën e Përgjithshme Mjekësore në Baton Rouge.

Mel Keefer i tha CNN se e dinte që nëna e tij, Pam Brignac, kishte shkuar në kishë para ceremonisë, por ai mendoi se ajo thjesht po vendoste lule dhe dekorime të tjera.

“Ishte një befasi e lezetshme,” tha ai.

Ata të dy kanë familje të mëdha dhe kishin planifikuar të kishin rreth njëqind të ftuar.