Për kë ta ketë vallë? Majk ironizon vajzat me botox: Si t’i besoj fjalës “të dua” kur del nga buzët fallco?
Reperi i njohur Majk në këto ditë izolimi ka vendosur që të bëj pak ironi me vajzat që kanë kryer operacione plastike dhe i janë drejtuar botox-it.
Ai ka postuar në Instagram 3 postime, të cilat lidhen me vajzat të cilat kanë bërë buzët botox dhe sesi janë transformuar tani në kushte karantine.
Fillimisht Majk ka postuar një foto e cila tregon ndryshimin e buzëve me botox të vajzave para dhe pas karantine.
Më pas për të justifikuar veprimin e tij, ai ka shpjeguar se njerëzit e shtyjnë që të nxjerri anën e keqe të tij. “S’ka lidhje sa ëngjëllor je, do njerëz gjithmonë kan met shty me ta nxjerr dreqin, e kur ta nxerin, e lujn viktimën që nsy të tjerve ti me dal i keqi”, është shprehur Majk.
Por kjo nuk ka ndalur me kaq, por reperi i njohur ka vazhduar duke bërë sërish ironi. “E qysh mundesh me i besu fjalës të du që del prej buzëve fallc (botoks)”, ka shkruar Majk duke e shoqëruar me një emoji me të qeshur.
Nuk dihet nëse këto ironi shkojnë për ndonjë person specific në jetën e Majku apo reperi i njohur i ka përgjithësuar të gjitha, por kjo nuk është hera e parë që ai thumbon vajzat që i bëjnë buzët me botox.
Vajza e fundit për të cilën përfolur për një romancë të mundshme me reperin është Melita Nushi. Ndërkohë një ndër marrëdhëniet e tij më të komentuara është ajo me Majlinda Zekën me të cilën e ka edhe një djalë me emrin Roan. Lidhja e tyre asokohe u mbyll me shumë debate, por mesa duket tani kanë bërë paqe për hir të djalit.