“Kam qenë zgjedhje dytë”- Scarlett Johannson befason me deklaratën: Jam refuzuar vazhdimisht
Scarlett Johannson është një aktore me famë botërore dhe ndër më të preferuarat.
Por ngjitja në karrierë nuk ka qenë aspak e lehtë për të.
34-vjeçarja zbuloi se është refuzuar vazhdimisht për të marrë role.
“Që në moshë të vogë jam refuzuar vazhdimisht. Kur njerëzit më kërkojnë këshilla i them të jenë mendje hapur sepse nuk i dihet kurrë,”- tregoi ajo.
Por ajo u nominua në Golden Globe për rolet e saj në dy filmat e vitit 2003, “Lost in Translation” dhe “Girl ëith a Pearl Earring” në moshën 19 vjeçe.
“Asnjëherë nuk e imagjinoja të kisha një karrierë tjetër, por patjetër që kishte raste kur ndihesha sikur doja të provoja diçka tjetër në industri,”- tha aktorja.
Ndërsa më pas shtoi: “Në thelb kam bërë një karrierë ku isha zgjedhja e dytë”.
Panorama Plus