“Jam i dashuruar, është katunarja ime”, G Bani tregon kush është vajza që i ka ‘vjedhur’ zemrën
Reperi G Bani ka folur lidhur për jetën e tij personale, i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku edhe nuk i kurseu detajet.
I pyetur nëse ishte në ndonjë lidhje dashurie, reperi tha se ishte i dashuruar me një vajzë nga Mirdita por nuk tregoi asnjë emër, duke lënë të kuptohet se vajza nuk është pjesë e ‘showbiz-it’.
Ester Bylyku: Më the që ndihesh i plotësuar, a je në një lidhje?
G Bani: Po, jam në një lidhje, me një vajzë nga Mirdita. Duhemi shumë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin.
Ester Bylyku: U bëtë kohë bashkë, besoj?
G Bani: Po u bëmë kohë, rreth një vit. Është shumë e bukur, është e zgjuar, është katunarja ime domethënë nuk e ka problem kur unë flas me dialeket.
Ester Bylyku: Çfarë të bëri të dashuroheshe me këtë vajzë?
G Bani: Bukuria, pastaj gjëja e dytë më e rëndësishme është që ajo të kujdeset për të, t’i dhimbsesh, mos të të shohë si atë derkucin e kursimeve që e merr dhe e thyen, merr lekët që ka brenda dhe ikën.
(k.m/dosja.al)