Horoskopi i datës 25 prill 2020

Dashi
Planetet kërkojnë të krijojë dyshime për ato që jeni të sigurt, por nuk do ia dalin. Do të reagoni me vendosmëri gjatë një momenti pasigurie. Do të tundoheni t’i tërhiqni përsëri vëmendjen një personi të dashur, por më pas do të hiqni dorë për shkak të kryeneçësisë që ju mundon.

Demi
Me Plutonin kundra mund t’ju hynë dyshimet dhe druajtja për të hyrë në lojë. Mos kini frikë të ndiqni rrugën që ju thotë zemra. Vazhdoni ta mbani nën kontroll bilancin tuaj ekonomik. Priten shpenzime, madje edhe të papritura, të cilat do ta rëndojnë shumë situatën.

Binjakët
Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Mërkuri dhe Venusi, që i buzëqeshin Hënës, do të bëjë që projektet t’ju dalin me sukses. Prandaj përvishni krahët dhe gati për punë! Sot do të jeni në humor të mirë, do të keni dëshirë të qëndroni afër dhe të ndihmoni njerëzit.

Gaforrja
Nëse arrini ta kapni në ajër mundësinë, do të keni fatin të punoni krah për krah me persona të një niveli të lartë nga të cilët mund të mësoni shumë, si nga ana personale, edhe nga ajo profesionale. Mos harroni ata që ju kanë treguar dashuri, për të ndjekur ëndrrat e lavdisë.

Luani
Gjatë ditës, në punë do t’ju kërkohet të bëni një sakrificë të vogël që nuk do ta prisni me buzëqeshje. Duroni! Ndërkaq, Urani mik është gjithmonë i vëmendshëm për t’ju shpëtuar nga çdo pengesë që ju del gjatë rrugës në punës. Do të arrini të shënoni suksese.

Virgjëresha
Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, por mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë me fushën e dashurisë.

Peshorja
Me Plutonin dashamirës dhe ogurmirë, nuk është më koha t’i lini gjërat për më vonë. Shikoni thellë brenda vetes dhe përballuni me diskutimet e nevojshme me partnerin. Dëshira e juaj për të jetuar i lirë do të gjejë mbështetje tek një mik i dashur.

Akrepi
Ditën e sotme mos kërkoni zgjidhjen më të shkurtër për të ta bërë punën më të lehtë. Kështu rrezikoni të mbeteni pa gjë! Mos e ekzagjeroni me kritika, nëse një koleg nuk ka qenë në lartësinë e duhur të pritshmërive. Vlen më mirë që të përpiqeni për ta ndihmuar.

Shigjetari
Një projekt i çuar përpara me zgjuarsi do të japë rezultatin e pritur. Nuk ju mbetet veçse të vazhdoni përpara me personat që keni zgjedhur në veprimtarinë e ndërmarrë. Ditën e sotme bëni gjithçka që të mos lëndoni ata persona që i doni vërtet.

Bricjapi
Keni një këndvështrim të idealizuar të raportit në çift. Por kujdes, duke zgjedhur një dashuri të pamundur, mund të harroni për gjërat e bukura që keni pranë vetes. Do të keni shumë ide, madje edhe aftësinë praktike për t’i zbatuar ato.

Ujori
Jupiteri në qiellin tuaj i buzëqesh Hënës dhe Diellit. Sot do të jeni optimistë dhe do t’ia dilni të merrni çdo gjë që doni me angazhim minimal. Potenciali krijues është në nivelet më të larta, ndaj është momenti i duhur për t’i kthyer mendimet në para.

Peshqit
Fronti i dashurisë, me Venusin armiqësor, do të jetë pak i dobësuar. Shumë mendime, ftohtësi, vetëkontroll, largësi dhe sidomos, arrogancë. Nëse do të arrini të ndërthurni fantazinë me sensin praktik, do të arrini një qëllimi që keni dashur ta realizoni shumë kohë përpara.