Zbuloi se i dashuri i saj ka qenë në lidhje me disa meshkuj të tjerë, nëna e Neymar i jep fund marrëdhënies me 23-vjeçarin
Nëna e Neymar është ndarë nga i dashuri i saj 23-vjeçar pasi zbuloi se ai kishte pasur lidhje me disa meshkuj të tjerë.
Ylli i Paris Saint-Germain miratoi marrëdhënien e nënës së tij 52-vjeçare Nadine Goncalves me të dashurin Tiago Ramos kur ajo e bëri publike 10 ditë më parë.
Por tani duket se Nadine i ka dhënë fund marrëdhënies me Tiago pasi zbuloi se ai kishte qenë në lidhje me burra të ndryshëm përpara takimit të tyre të parë.
Tiago, i cili është gjashtë vjet më i vogël se Neymar, raportohet se u takua me kuzhinierin personal të futbollistit, Mauro përpara se të përfshihej në një lidhje romantike me nënën e sulmuesit.
Gjithashtu raportohet se ka qenë në një lidhje me aktorin e njohur brazilian Carlinhos Maia.
Ramos është një model por nuk dihet ende kur filloi të dilte me nënën e Neymar, megjithëse u fotografuan së bashku në festën e ditëlindjes së futbollistit në shkurt.
Tiago është kthyer përsëri me familjen e tij në Brazil pasi u nxorr nga rezidenca e Nadine.
Ai postoi një video në Instagram duke luajtur një lojë kompjuterike me nënën dhe motrën e tij të mërkurën.
/Panoramaplus.al