E veshur me vello, ministrja e Drejtësisë publikon foton e rrallë nga dasma

Ministrja kosovare e Drejtësisë ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë të rrallë.

Ministrja Albulena Haxhiu postoi në rrjetet sociale një foto nga dasma e saj para 8 vitesh me Alban Krasniqin.

Ajo shihet e veshur me vello dhe duket shumë e lumtur.

Haxhiu dhe Krasniqi u martuan në vitin 2012 dhe janë prindër të dy djemve.

Ministrja është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

/Panoramaplus.al