Saimir Kodra deklaron: “Rezultova pozitiv me Covid-19”

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, bëri një deklaratë ndryshe nga studio e emisionit.

Ai tha se koronavirusi është futur që në janar në Shqipëri dhe prova për këtë ka qenë vetë ai.

Kodra është shprehur se nga analizat në muajin e parë të vitit, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”, ka theksuar moderatori.

Ai ka shtuar se nuk ka patur asnjë simptomë të virusit dhe se e ka kaluar tashmë këtë situatë.

Sipas kësaj deklarate, rezulton se Covid-19 ka qarkulluar shumë më herët në vendin tonë. Duke nisur nga minuta e 10:15 në video:

/News31.al