Albin Loán, muzikanti shqiptar në Suedi flet për këngët në karantinë me Alores: Sekreti ynë për të hyrë në “Top 100-she”!

Për Albin Loán, muzikantin me prindër nga Kosova, i lindur në Itali por i rritur në Suedi,  në muzikë frymëzon njësoj si vuajtja, ashtu dhe lumturia. Ajo është si një ushqim për trupin, e në këtë rast për shpirtin. E rëndësishme është ta ndjesh zemrën bosh ose plot, për të krijuar këngë thellësisht të fuqishme. Por kjo nuk është  aspak e lehtë nëse do të jesh në “Top 100-shen”e muzikës. Për strategjinë e tij si të arrijë majën në muzikë, Albin flet në këtë intervistë ekskluzive, për herë të parë për një media shqiptare, dhënë për revistën “Story”. Për këngët e veçanta që po krijon me kantaurorin e talentuar, Orges Qato (Alores) në kushte gjysmë karantine në studion e tij në Suedi,  historinë e jashtëzakonshme të jetës, ftesën që Alketa Vejsiu i bëri për Festivalin e Këngës, për cilin shtet do të donte në kokurronte në Festivalin Europian, i zbulon në këtë rrëfim.  “Lost in Your Rhythm” është kënga që do të publikojë në  8 maj bashkë më Marigonën, ndërkohë zbuloni sekrete të tjera nga jeta si artist në Suedi e  Albin Loán:

Ke lindur në Itali por jeton në Suedi. Duke qenë se të dy prindërit e tu janë nga Kosova, ç’të lidh  me vendin e origjinës?

Nëna ime është nga Gjakova, ndërsa im atë nga Prizreni. Unë nuk e njoh babain,  pasi jeta ime ka qenë e komplikuar në rini, por mund të them se i dua shumë të dy vendet, Kosovën dhe Shqipërinë. Është shumë bukur atje, dhe i dua shumë ata njerëz. Atmosfera në Kosovë dhe Shqipëri më bëjnë të ndjehem krenar, me shpresë por ndonjëherë edhe me zhyt në “trishtim’. Besoj vërtet se ne shiptarët jemi në gjendje të bëjmë gjithcka që duam, por duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë dhe të ndihmojmë akoma më shumë të tjerët. Jo vetëm familjet dhe miqtë tanë, por edhe të huajt, pasi jemi të gjithë një, jetojmë në një planet. Është normale për njerzit të mendojnë për të shkuarën në luftë dhe të jenë të nevrikosur dhe të trishtuar, gjë që është logjike. Por mendoj se e vetmja mënyrë për të ndërtuar Kosovën dhe Shqipërinë me një të ardhme të mirë, është fokusimi në atë se si duhet të ndryshojmë veten tonë dhe si të ndryshojmë të ardhmen si shqiptarë, si njerëz humanë, të gjithë si një trup i vetëm. Ajo që unë mendoj është se nuk duhet të ketë “Ata” apo “Ne”. Duhet të këtë vetëm një, jëmi “një” bashkë. Kjo është mënyra e vetme, që mendoj se njerëzit duhet të bëjnë për një të ardhme të mirë. Sepse ne jemi një popull që u kemi mbijetuar kohërave për vite me radhë. Ne jemi një popull i vjetër, një nga më të vjetrit në Europë. Apo jo? Eh, kjo duhet të na bëjë të jemi e ndjehemi krenarë për mirë. Tani duhet të tregojmë rrugën, të udhërrëfejmë dhe t’ia fillojmë nga vetja, në atë se si ne duam ta jetojmë jetën tonë si shqiptarë. Në këtë mënyrë ne mund të jetojmë dhe japim shembullin tonë për të tjerët, për fëmijët tanë dhe botën me gjerë.

Kur e vizitove për herë të parë Kosovën?

E vizitova Kosovën për të parën herë në vitin 2015, me mamushin tim (Unë të dua mamushi!) Ishte një ndjenjë e çuditshme, por e bukur. Shumë humbje, por shumë lëviste në venat e gjakun tim. Takova gjyshen, familjarët e saj, të afërm për herë të parë në jëtën time. Ata janë të gjithë të mirë, të zgjuar, zemër gjerë, sic çdo shqiptar tjetër që kam takuar. Ne ishim për një dasmë për 3 ditë me rradhë…’Ku ku!”. Kjo ishte një eksperiencë për mua. Shumë plot, madje me “të shtëna armësh” dhe një “dhi”, që do të gatuhej me këtë rast. Por ishte fun, emocionuese dhe një dasmë shumë e bukur. Mësova si të kërcej vallet tradicionale shqiptare, por s’jam vërtet i sigurt nëse shkëlqeva, pasi pashë njerëzit që qeshnin, madje dhe nëna ime. Hera e dytë që vizitova Kosovën ishte në 2018-ën, me mikun tim, Arbër Kodra nga Prishtina. Në u njohëm në Facebook në fund të 2018-ës. Ai me tha se unë jam e ardhmja, dhe pëlqeu shumë muzikën dhë zërin tim. Ai sugjeroi që ne duhet të punojmë bashkë, dhe kështu ndodhi. Në fakt ne u takuam për të parën herë në aeroport në Suedi, për t’u nisur së bashku për në Kosovë. Në Prishtinë u njoha me familjen e tij, dhe miqtë, të gjithë të mrekullueshëm. Sa më shumë njihja njerëz, aq më shumë emocionohesha. Disa herë edhe kam qarë, pa e ditur pse. Si duket e dija që ADN- ja ime ishte atje, dhe gjaku nga unë vija. Shihja shpesh, Shqiponjën time, një tatu që kam në krahun e majtë, për  t’i thënë vetes se kush jam, nga vij, dhe çfarë të ardhme duhet të kem. Nga Arbri, unë njoha dhe Jack Tahirin, dhe familjen e tij të mrekullueshme. Ai kishte një kompani që quhet “Ask Jack Movie Co”, me të cilën bëmë regjistrimet.

Je talent në muzikë. Mund të përmendësh disa nga klipet e tua në Suedi, dhe nëse ka pak realitet shqiptar brenda tyre?

Videoklipi i parë titullohet “Come Over”,  dhe u publikua në 27 shtator të vitit të shkuar. “Come Over” u regjistrua në Jug të Shqipërisë në disa vende fantastike. Videoklipi i dytë titullohet “Lost in Your Rrythm”, dhe do të dalë në treg në 8 maj. Ky klip u realizua në Prishtinë bashkë me Marigona Pervetica, një mikeshë e imja, të cilën po ashtu e njoha nga Arbri. Ajo është kaq e dashur dhe e mirë. Mezi pres që ta ritakoj sërish. Të gjithë në fakt …. Pra kam qenë në Kosovë dy herë ndërsa në Shqipëri vetëm një herë. Meqë ra fjala, dua të falenderoj Jack Tahiri, dhe familjen e tij të bukur, për kohën dhe durimin për gjithçka, që kanë bërë për mua. Vizita e dytë e imja në Kosovë ishte mbresëlënëse, jo vetëm se isha me familjarët e mi,j por edhe pasi u njoha me familjen e Arbrit, miqtë dhe historitë e tyre. Përjetova shumë gëzim e ndonjëherë  trishtim, duke njohur historinë e Shqipërisë e Kosovës. Por dua të them që kjo ndikoi edhe në krijimtarinë time…!

Luan në piano që nga mosha 6-vjeçare, shkruan vargje e krijon muzikë si një multitalent  I vërtetë.  Cila ishte  arsyeja që nëna jote të orinentoi në muzikë që fëmijë?

Nëna ime e do shumë muzikën, dhe është person shumë kreativ. Ajo shkruan poezi, këngë, këndon dhe është artiste e madhe,  pasi pikturon shumë. Ajo e kuptoi që në fillim që unë e doja muzikën dhe doja shumë të këndoja. Kur isha i vogël dhe na vinin miq në shtëpi për vizitë, unë këndoja për ta dhe luaja në instrumenta. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse ime më donte që une të kisha një piano, dhe të kujtoja atë dhe nga e marr këtë kreativitet që kam. Ajo kishte te drejtë, a nuk kanë nënat gjithmonë të drejtë? (Qesh) Meqë ra fjala. Ju duhet të shihni pikturat e saj në Insta@artbyantoanette! (Qesh)

E ke nisur si hip hop-ist që në moshën 13-vjeçare. Me sa artistë ke bashkëpunuar deri tani, dhe kur ishte mosha që zbulove me të vërtetë vokalin tënd të bukur?

Faleminderit, e vlerësoj shumë! Besoj se kam 120-130 këngë dhe bashkëpunime. Unë kam performuar me një mikeshën time “live” në festival, në Suedi. Ajo është një këngëtare dhe unë një reper (askush se dinte se unë këndoja). Mbaj mend se para performancës ajo harroi tekstet, dhe unë ja fillova të këndoj që t’ia kujtoja asaj. Ajo u habit: “KUKU Albin!” Ti mund të këndosh. Gjithmonë kam kënduar për veten time, por jo në audienca, e kështu unë s’e dija që kisha zë të bukur. Kjo ka ndodhur kur unë u bëra 17 vjeç, e fitova besim në vetvete dhe fillova të këndoj. Mos ma merrni për keq, por unë ia dal shumë shpejt, dhe të kënduarit e bën shpritin tim të gëzuar!

Sa ka shkuar repertori i këngëve të tua, dhe cilat produksione ke më shumë për zemër?

Mendoj rreth 80 këngë që kam publikuar në total, dhe rreth 40 ende të palançuara. Ajo që unë preferoj është “ The Fall out of Love”. E kam bërë vetë, e kam shkruar me ndihmën e një shokut tim, dhe e dua shumë si këngë. S’është shume komerciale, por është një punë e imja. Kur e dëgjoj atë këngë, ndjehem dhe i trishtuar dhe i gëzuar në të njëtjën kohë. Është krijuar në një moment të rëndësishëm të jetës sime, po ashtu. Mendoj se do shkonte shumë në ndonjë muzikë seriali ose filmi.

Këngëtari i njohur Orges Qato, i njohur si Alores, është duke punuar për këngë të reja në studion tuaj në Suedi. Mund të na zbuloni detaje rreth këtij bashkëpunimi në kushte karantine, dhe planet për t’u prezantuar së bashku në industrinë e muzikës?

Po.  Alores, është një djalë fantastik. Shumë i talentuar si kantautor dhe me të jemi duke punuar për disa këngë të reja, të cilat pritet të dalin në treg. S’kam ende një datë fikse për publikimin e tyre, por do të ndodhë kur të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët e mi të jenë gati.

Deri tani ke marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e tregut shqiptar të muzikës, apo ndonjë festivali?

Po, më ka kontaktuar Alketa Vejsiu në fund të muajit shtator 2019, dhe më tha se e pëlqen zërin tim. Më kërkoi nëse kisha një këngë, që mund t’ia dërgoja për të kontribuar në “EuroVision Song 2020”. Por t’ju them të drejtën koha ishte shkurtër, dhe nuk munda dot. Mbase herën tjetër!

Është Festivali Europian një ëndërr e jotja, dhe për cilin shtet do kishe dëshirë të konkurroje?

Mbase jo ëndërr, por pse jo do të doja të merrja pjesë. Sidomos në ditët e sotme, kur stilet muzikore janë shumë të ndryshëm. Po e them , do të doja shumë të përfaqësoja Kosovën dhe Shqipërinë në këtë event në vend të parë. Por mbase pse jo, edhe Suedinë….. Suedia ka qenë e mirë për mua. Suedia më bëri të kuptoj nga unë vij. Por në zemër e them, kam Kosovën e Shqipërinë.

Ç’të frymëzon më shumë kur ulesh për të krijuar muzikë, rënia në dashuri apo ngritja pas lëndimit të ndarjes?

Njerëzit mua më inspirojnë, ndjenjat dhe situatat.Ndonjëherë ndjehem keq, ndonjëherë i gëzuar, ndonjëherë i fuqishëm, seksi varet nga dita, situata që unë kaloj, etj. Pëlqej çdo ndjenjë, dhe s’ka rëndësi nëse ato më bëjnë të vuaj, ose më bëjnë të ndjehem mirë. Ajo që unë dua të shkruaj është ajo se si të bëjmë njerëzit të duan veten më shumë, si të inspirojmë të tjerët, t’i ndihmojmë ata, për një të ardhme më të mirë. Por në të njëjtën kohë kam edhe anën time të errët të egos, nuk kam ndjenë edhe shumë, këndoj çdo gjë që duan njerëzit. Është një balancim ky, unë punoj me të. Është e lehtë të shkruash këngë për verën, vajzat, për botën materiale, gjëra që janë pa vlerë ndonjehërë. Por të shkruash diçka të thellë,  është ajo që i bën njerëzit të mendojnë thellësisht. Kjo ama nuk është e lehtë nëse do të jesh në Top 100-she…. Michael Jackson ka qenë kështu. Mendoj se më duhet akoma më shumë eksperiencë dhe më shumë  persona të njoh, të cilët do të më kuptojnë se ku dua të shkoj unë me muzikën që bëj. E di që zëri im mund të jetë një mjet i fuqishëm. Vetëm se duhet të kuptoj si të shkruaj këngë të fuqishme, po ashtu me pak fjalë t’i bëj njerëzit të duan t’i dëgjojnë këto këngë. Duket ndonjëherë sikur ka shumë trishtim dhe stres në botë. Unë e kuptoj, dhe  e pranoj këtë.

Komplimenti më i bukur që ke marrë për zërin, dhe duetet që ke planifikuar të bësh pasi pandemia të kalojë?

Komplimenti më i bukur që kam marrë ishte nga një vajzë në 2010-ën. Ajo më tha:” Për sa kohë ti Albin do të bësh muzikë, unë do të jetoj!” Në fillim s’e kuptova se çfarë nënkuptonte ajo, por më vonë më tha se kishte dashur shumë herë të vriste veten, pasi i dukej jeta dhe vetja e saj shumë pa vlerë. Zemra më ngriu, dhe u  trishtova po ashtu gëzova shumë. Trishtim pasi është diçka e tmerrshme ta mendosh, dhe gëzim pasi muzika ime i tregoi asaj një rrugë tjetër në. Një këngë mund t’i bëjë njerëzit të vrasin veten, por mund edhe të shpëtojë jetë, kjo është fantastike. Më motivon shumë. Kjo është arsyeja që unë këndoj. Muzika më shëron mua dhe botën. Më pëlqen shumë të performoj në Kosovë edhe Shqipëri. Më pëlqën të këndoj para njerëzve, t’i inspiroj ata. Është si një ushqim për trupin, në këtë rast për shpirtin.

I njeh këngëtarët nga Shqipëria, dhe cilët për tyre do të veçoje për talentin e spikatur?

Unë njoh Malësorin, Rita Orën, Era Istrefin dhe motrën e saj, Nora, Dua Lipën, Gashin, Tayna, Bebe Rexhën, dhe shumë të tjerë. Hmm …..Mendoj se janë të gjithë të talentuar në mënyra të ndryshme dhe për eksperienca të ndryshme. Muzika është një mjet, një mjet shumë i fuqishëm dhe i veçantë, për të shëruar veten tonë dhe të tjerët. Muzika është ndjenjë. Ndonjëherë unë ndjej për baladat, ndonjëherë dua disco, ndonjëherë rap…. I pëlqej të gjithë për arsye të ndryshme, por nëse më duhet të zgjedh, unë shkoj për Malësorin, edhe pse nuk është në muzikën dhe stilin që unë dëgjoj. Ai (Malësori) jep shpresë, me këngët e tij, na bën të kujtojmë të shkuarën dhe të kemi shpresë për të ardhmen si shqiptarë që jemi. Unë nuk kuptoj shqip, por nëna më ka ndihmuar të kuptoj disa nga këngët e tij. Mendoj së është shumë inspiruese…

Ke menduar ndonjëherë  ta lësh Suedinë, për Kosovën apo Shqipërinë?

Po, e kam menduar. Por në të njëjtën kohë, jam i lumtur që jetoj në Suedi, kam nënën dhe familjen time. Por do të doja shumë të kisha një shtëpi në Kosovë dhe  në Shqipëri. Jam njeri mendjehapur, dhe dua gjithmonë të kuptoj më shumë nga vetja, nga vij dhe çfarë mund të ofrojnë vendet e mia si Shqipëria dhe Kosova, e çfarë mund të ofroj po ashtu për ta. Nëse krijoj, Shqipëria dhe Kosova, më japin mundësi të jetoj dhe të bëj muzikë atje, dhe nëse njerëzit atje me duan. Unë dua shumë të mësoj shqip…Flas shumë pak shqip. I kam premtuar vetes se do të gjej një “nuse” që ta meritoj, të mësoj shqip. Ky është një motivim.

Duke qenë se Suedia është i vetmi shtet që i ka lënë qytetarët të lirë në këtë periudhë pandemie, ti je i frikësuar dhe në ç’mënyrë po e kalon këtë situatë?

T’ju them të drejtën, nuk kam shumë frikë për veten por për ata që e kalojnë dhe që mund të vuajnë nga Covid-19. Është e trishtë kur dikush humb të afërmin. Shpresoj që kjo pandemi të mbarojë shpejt, ama të jetë një udhërrëfyes për ne qeniet njerëzore të mendojmë mire, dhe te mos jemi materialistë, të mendojmë më shumë për veten, fëmijët, familjet tona, miqtë dhe këdo. Të gjithë e dimë, ne do të jetojmë 80 a 90 vjet, dhe pastaj do të vdesim. Vlera e vërtetë nuk është paraja, por koha. Kohën nuk mund ta blesh kurrë. Ndaj duhet ta përdorim kohë,  pasi nuk mund ta blejmë atë në frekuencën e natyrës. Energjia nuk vdes kurrë, dhe dashuria e vërtetë është ajo që qeniet njerëzore duhet të synojnë. Përse jemi në këtë planet? Në nuk e dimë ama një gjë është e sigurt, ne do të vdesim një ditë. Shpresoj që kjo pandemi të jetë një kujtesë se kush jemi, dhe çfarë duam më shumë në këtë jetë. Duket sikur ne njerëzit duhet të kemi fatkeqësi që të kuptojmë dhe të kuptojmë në mënyrë intelektuale. Dashuria është rruga e vetme. Faleminderit shumë. E  vlerësoj vërte këtë intervistë dhe mundësi që zëri im të dëgjohet. Do shihemi së shpejti! Më gjeni duke kërkuar Albin Loan, dhe mos harroni kënga ime “Lost in Your Rhythm” do të dalë së shpejti në datë 8 maj bashkë më Marigonën!/www.story.al