Rrëfehet Endri Prifti: S’u kam bërë keq femrave, por ndonjë prej tyre do të më shohë në varr
Këngëtari nga Korça, Endri Prifti nuk po rresht në rrëfimet e tij të njëpasnjëshme pubile, teksa zbulon më shumë nga gjendja sentimentale e momentit. Babai 42 vjeçar i dy djemve nga martesa të ndryshme, ka postuar një foto në facebook duke tymosur një puro, foto që e ka shoqëruar me disa fjalë goditëse: “Për qejfin tim, i lumtur, i vetmuar, i pa dashuruar, por shumë i plotë nga dy djemtë e mi që i dua si jetën time. Jam shumë i lumtur dhe i pastër, se s’i kam bërë keq asnjeriu, përveçse u kam dhënë dashuri, kënaqësi dhe ndjenjë shumë pozitive familjare. Mua ka dhe ndonjë që mund të dojë të më shikojë dhe në varr, por unë do ja fal mendimin…Ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe shumë, shumë dashuri në jetën dhe familjet tuaja”, përfundon ai në statusin në fjalë.