Rolet më ikonike të Rikard Ljarjas
Kinematografia dhe arti shqiptar është në zi pasi ditën e djeshme u nda nga jeta një nga aktorët e regjizorët më të mëdhenj të ekranit, Rikard Ljarja. Artisti i njohur, fatkeqsisht nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë, e cila nuk e kishte lejuar të dilte nga shtëpia prej disa kohësh, ndërkohë që pas lajmit për largimin e tij nga jeta, miqtë, kolegët dhe të gjithë shqiptarët i shprehën mesazhet e ngushëllimit familjes dhe e kujtuan aktorin për atë çka i ka dhënë artit.
Për nder të tij do të kujtojmë rolet më ikonike të Ljarjas, të cilat janë bërë pjesë e jetës të secilit prej nesh në momente të ndryshme.
Dritan Shkaba tek “Komisar i Dritës”
Skënderi tek ”Dueli i Heshtur”
Komisari tek “Ura” e ”Kur zbardhi një ditë”
Kujtimi, mekaniku tek “Ndërgjegjja”
Ndoshta roli i tij më i famshëm, Deda tek “Rrugë të bardha”
Gaqo Tipografi tek “Rrugicat që kërkonin diell”
Luka tek “Në pyjet me borë ka jetë”, ku ishte dhe regjizor.
Roli tek “Radiostacioni” ku ishte dhe regjizor.
Vasili tek “Pesha e kohës” ku ishte po ashtu rezgjizor dhe skenarist
Këto janë disa prej roleve më ikonike të Rikard Ljarjas, i cili ka lënë pas thë thesar artistik.
/News31.al